MENU
klinika

Merkatoja shqiptare

Kukësi afron një lituanez, Partizani për goditjen e madhe

22.01.2021 - 15:22

Kukësi konfirmon se ka firmosur sot me mbrojtësin lituanez Rolandas Baravikas. Klubi verilindor ka arritur të sigurojë përfundimisht 25-vjeçarin nga Lituania, i cili tashmë do t’i vihet nën dispozicion trajnerit Rraman Hallaçi.

Në faqen zyrtare, klubi verilindor konfirmon se Baravikas ka firmosur për një 1 vit e gjysmë. Afrimi i tij konsiderohet i rëndësishëm për prapavijën e Kukësit, repart ku kanë vuajtur shumë ndeshjet e fundit. Ky është dhe afrimi i parë i klubit për merkaton e janarit.

Ndërkohë, Partizani po tenton goditjen e madhe. Ferhan Hasani pritet të vishet i kuq. Fantazisti nga Tetova, i njohur me nofkën “Buba” është takuar sot me drejtuesit e Partizanit dhe sipas të gjitha gjasave do të firmosë me “demat”.

Drejtori Olsi Rama ka biseduar me Hasanin për rreth dy orë, duke i bërë ofertën e radhës lojtarit. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga agjenti i tij. Hasani ka kërkuar një shifër që për realitetin shqiptar duket stratosferike. Gjithsesi, presidenti Demi pritet të bëjë një sforco me synimin e vetëm: shpalljen kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 15

Partizani rikthehet te fitorja në derbi