MENU
klinika

Bundesliga, java 18

Lewa vendos dy rekorde, “arratiset” Bayern

24.01.2021 - 17:31

Bayern Munchen shkëlqen dhe kthehet te goleadat, por skena fitohet nga Robert Leëandoëski, që është lojtari i parë në historinë e Bundesliga që shënon në tetë ndeshje radhazi jashtë fushe. Po ashtu është i 11-ti i tij me radhë kundër Schalke. Të dy rekordet e Bundesligës…

Jo vetëm kaq por polaku sot ka shënuar golin numër 500 në karrierën e tij, ndërsa Bayern duhet thënë se shkatërroi Schalke 4-0 me dy gola edhe nga Muller dhe tashmë i larguari Alaba (në qershor ikën).

Skuadra e Hansi Flick përfiton nga ndalesat e kundërshtarëve dhe nis fluturimin e arratisjen në Bundesliga. Një ndeshje perfekte e kampionëve gjermanë, që titulli nuk duhet të jetë më problem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN