MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Manaj drejt rikthimit në kampionatin italian

20.01.2021 - 13:15

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, mund të ndryshojë sërish skuadër, kësaj here edhe kampionat. Mund të jetë në rikthim për goleadorin kuqezi, pasi e kërkojnë në Itali.

“Gianlucadimarzio.com” thekson se për lushnjarin ka dy pista. Bëhet fjalë për Crotone në Serie A, teksa ky klub ka bërë sondazhe për Manajn, duke qenë se aktualisht është në vendin e fundit të klasifikimit dhe kërkon të mbijetojë në elitë.

Interes ka edhe nga ana e Pescara, aty ku aktivizohet edhe Ledian Memushaj. Nëse gjithçka mbyllet me sukses për një kalim te Pescara, atëherë ky do të ishte një rikthim për Manajn, i cili është aktivizuar me këtë klub edhe në sezonin 2016-2017, ku shënoi dy gola në 12 ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN