MENU
klinika

Rënia e irlandezit

McGregor, 6 muaj pezullim pas humbjes

27.01.2021 - 16:47

Vijon tatëpjeta e irlandezit Conor McGregor, që tashmë rrezikon të qëndrojë 6 muaj pushim pas vendimit të marrë nga komisioni mjekësor i UFC-së. Irlandezi u mposht nga Dustin Poirier me “KO teknik” në raundin e dytë në eventin UFC-257, zhvilluar më 23 janar në Abu Dhabi.

Përveç humbjes, McGregor ka pësuar edhe disa dëmtime, që kanë detyruar UFCnë ta pezullojë për 6 muaj irlandezin. Sipas vendimit të komisionit mjekësor, irlandezi do të jetë pushim absolut për 45 ditë dhe të evitojë çdo kontakt për 30 ditë.

Më pas, do të jetë një mjek që do të konfirmojnë nëse pezullimi do të jetë 6 muaj apo Conor mund të rikthehet më herët në kafaz. Ai do të zhvillojë një skaner me rreze X të tibia/bula të këmbës së tij për të parë gjendjen para se të merret një vendim tjetër.