MENU
klinika

"Besojmë në mjekësinë e tyre"

Ministrat serb refuzojnë Pfizer vaksinohen me Sputnik V rus

06.01.2021 - 17:50

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivca Daçiç dhe ministri i Brendshëm Aleksadër Vullin nuk kanë pranuar të marrin vaksinën kundër koronavirusit Pfizer, por kanë marrë atë të rusisë Sputink V.

Daçiç tha se ky veprim nuk ka motive politike dhe shtoi se është rënë dakord që udhëheqësit e lartë institucional të merrnin vaksinat nga prodhues të ndryshëm në mënyrë që të rrisin besimin e qytetarëve në vaksinimin kundër COVID 19.

“Të gjithë jemi mirë. Do të marrim dozën e dytë brenda tre javësh, por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën, por iu përgjigjëm kërkesës së ekspertëve që zyrtarët më të lartë të tregojnë publikisht se nuk kanë frikë nga vaksinat”, tha kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiç.

Ndërsa Vullin është shprehur se ka dashur të marrë vakinën ruse pasi beson në mjekësinë e tyre.

“Unë besoj se vaksina ështe e mirë dhe se të gjithë duhet ta marrin atë. Doja të bëja një vaksinë ruse sepse besoj në mjekësinë ruse,” tha ai.

Kujtojmë që  2.400 doza të vaksinës Sputink V arriti më 30 dhjetor në Serbi.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi