MENU
klinika

Bundesliga, java 14

Mjafton një gol, Leipzig merr komandën

02.01.2021 - 22:30

Leipzig i ka bërë nisjen e duhur vitit. Duke përfituar edhe nga humbja e Leverkusen, “Demat” morën kreun provizor, pas fitores 1-0 në fushën e Stuttgart. Një sukses që vë në presion Bayern, që do të luajë nesër në shtëpi ndaj Mainz.

Nuk ishte një fitore e lehtë për të besuarit e Julian Nagelsmann. Madje ishin vendasit ata që rrezikuan më shumë në pjesën e parë, e cila u mbyll në barazim pa gola. Por duhet thënë se Leipzig humbi një penallti me Forsberg.

E dyta ishte më ndryshe, me miqtë që morën iniciativën dhe u shpërblyen në minutën e 67’, kur Olmo shënoi golin e vetëm të takimit. Një gol me vlerën e tri pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN