MENU
klinika

Serie A, Java 18

Napoli “tenis” me Fiorentinën, Hysaj titullar

17.01.2021 - 14:27

Napoli ka fituar bindshëm sot në shtëpi, duke shkatërruar 6-0 Fiorentinën, ku 4 gola i shënoi që në pjesën e parë. Një sukses që ngjit Napolin në vendin e tretë të renditjes provizore. Ndeshje pozitive për Elseid Hysajn, që e nisi titullar dhe luajti për 90 minuta.

Ndeshja është zhbllokuar pas pesë minutash. Ishin vendasit që kanë kaluar në avantazh. Autori i golit ka qenë Lorenzo Insigne. Axurrët e kanë mbyllur në avantazh 4-0 pjesën e parë.

Insigne ka qenë protagonisti absolut. Ylli i Napoli-t, pasi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 5-të, dha një asist magjik për golin e tretë të Lozano-s pas një aksioni individual spektakolar. Dy golat e tjerë janë shënuar nga Demme dhe Zielinski.

Për të ardhur në minutën e 72-të të pjesës së dytë. Napoli përfiton penallti dhe nga pika e bardhë është sërish Insigne që realizon, duke cuar shifrat në 5-0. Në 89’ vjen goli i gjashtë pas një veprimi spektakolar të Politanos. Mbyllet pas asnjë minutë shtesë, 6-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN