MENU
klinika

Klubi e nxjerr në shitje

Plas te Lazio, Strakosha hedh dorezat e ikën

11.01.2021 - 17:47

Lazio nuk e grumbulloi për ndeshjen e fundit ndaj Parmës, me pretendimin se kishte pësuar një tërhqje muskulore, por e vërteta e Thomas Strakoshës, sipas “Cittaceleste.it”, është krejt ndryshe. Bëhet djalë për sjellen e portierit shqiptar.

Tani Lazio do të përpiqet ta shesë portierin shqiptar që këtë janar. Prandaj, Caicedo përfundon jashtë merkatos, ndërsa “gardiani” ynë kuqezi në shitje. Në dritën e marrëdhënies së shkëlqyeshme me Taren, Strakosha është ankuar për aktivizimin e Reinas për javë të tëra.

Ai, gjithashtu ka kaluar në kërcënime të fshehta. Në qershor bëri thirrje për një zgjatje të kontratës, por tani është ai që nuk dëshiron të rinovojë. Dhe ka kaluar në sjellje e qëndrime, që nuk mund të justikohen nga klubi bardhekaltër.

Strakosha madje u gjobit për atë që ndodhi në seancën e fundit të së shtunës. Por sa mësoi se nuk do të luante, Thomas hodhi dorezat e tij në tokë dhe e la trajnimin, iku direkt në shtëpinë e tij. Natyrisht, e braktisi kompleksin stërvitor duke murmuritur dhe pretenduar për një shqetësim muskulor.

Klubi ka bërë çmos për ta mbajtur sekret këtë shpërthim të shqiptarit, që kjo çështje e re të mos shpërthejë publikisht. Në çdo rast, menaxhmenti tashmë po punon për ta shitur atë. Ndoshta ky është shansi i fundit për të fituar diçka të konsiderueshme. Strakosha ka kontratë deri në verën e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN