MENU
klinika

Humb jetën motoçiklisti

Tragjedi tjetër në garën e famshme të rally

15.01.2021 - 13:40

Një tjetër tragjedi në garën e famshme Rally në Dakar. Ndërron jetë gjatë transferimit me avion për në Francë, për në spitalit e Lyon, motoçiklisti francez Pierre Cherpin.

Ai pësoi një dëmtim të rëndë në kokë më 10 janar, kur ishte rrëzuar, në etapën e shtatë të edicionit 2021 të rally Dakar. Lajmin e konfirmuan organizatorët e eventit.

Cherpin, pilot i skuadrës Husqvarna, garonte në kategorinë Original by Motul. Ai u rrëzua në kilometrin 178 dhe si pasojë e dëmtimeve humbi menjëherë ndjenjat. U transportua me urgjencë në spitalin e Sakakas me helikopter, ku u operua.

Fillimisht qëndroi në koma të detyruar dhe u duk sikur gjendja e tij shëndetësore u stabilizua. Por disa komplikacione që erdhën si pasojë e dëmtimeve të marra në pjesë të tjera të trupit rezultuan fatale për pilotin 52-vjeçar.

Kjo tragjedi pason atë të 13 janarit të vitit të kaluar, kur piloti portugez Paulo Goncalves humbi jetën pasi u përfshi në një aksident të tmerrshëm në territorin e Arabisë Saudite. Megjithatë, organizatorët e kompeticionit nuk kanë ndërprerë programin dhe garat do të vijojnë sipas kalendarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN