MENU
klinika

Mësoni këto manovra për flokë me volum!

Çfarë gabimesh bëjmë kur përdorim tharësen e flokëve?

24.02.2021 - 08:17

Një rutinë e kujdesit ndaj flokëve ju siguron që ata të jenë të hidratuar, të shëndetshëm dhe të padëmtuar. Gjatë tharjes së flokëve ne bëjmë disa gabime të zakonshme që i djegin ato dhe u humbasin shkëlqimin.

Si duhet bërë kjo?

Si fillim, duhet të shpëlani mirë shampon dhe balsamin nga flokët, përndryshe, edhe pasi t’i thani do të duken të yndyrshëm, e për pasojë do t’i lani më shpesh se sa duhet.

Është e rëndësishme gjithashtu të përdorni një tharëse të cilësisë së mirë, që i shkatërron shpejt molekulat e ujit e për pasojë, flokët thahen më shpejt. Në këtë mënyrë, flokët ekspozohen më pak ndaj efektit të nxehtësisë dhe nuk dëmtohen. Evitoni produktet kineze: është një kursim fals, në të vërtetë harxhoni më shumë.

Pasi t’i keni larë flokët duhet, t’i tampononi mirë me një peshqir të cilin e keni mbështjellë në formë turbani rreth kokës, në mënyrë që të përthithë ujin e tepërt. Në këtë mënyrë, koha e tharjes me tharse shkurtohet, duke kursyer kështu edhe energjinë elektrike.

Para se të përdorni tharësen, këshillohet të aplikoni një krem që mbron nga nxehtësia i cili eviton tharjen e boshtit të fijes së flokut, e shkaktuar nga nxehtësia e tharëses.

Tharja e duhur duhet të bëhet duke e lëvizur tharësen nga rrënjët në drejtim të majave dhe jon ë të gjitha drejtimet sepse kështu, thjesht do të ngatërroni flokët. Nëse flokët janë të dendur, duhet përdorur nxehtësi mesatare, nëse janë të hollë, nxehtësi e ulët. Tharja mund të fillojë duke e graduar tharëse në fuqinë maksimale e cila duhet ulur drejt mbarimit. Në çdo rast, gryka e saj duhet mbajtur të paktën 20 cm larg nga flokët për të evituar djegien. Ajo duhet të mbahet gjithmonë në drejtim vertikalisht dhe asnjëherë horizonatlisht.

Nëse doni t’u jepni volum flokëve, preferohet tharja përmbys. Tharësen duhet ta gradoni në minimum, temperatura duhet të jetë e ulët dhe duhet të përdorni duart për të modeluar flokëët sipas dëshirës, pa furça.

Çdo lloj floku, ka nevojë për krëhërin e vet. Furçat e qeramikës dhe metalit mund të mbinxehen duke djegur fijet e flokëve, prandaj prerohen ato me fije natyrale. Gjithashtu mos i prekni furçat me grykën e tharëses, pasi jo vetëm që dëmtoni flokët, por edhe vetë furçat.