MENU
klinika

Portieri i Milanit

Humbi derbin, por Donnarumma vendosi rekord

23.02.2021 - 12:30

Edhe pse humbi derbin ndaj Interit, portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, vendosi një rekord. Ai regjistroi paraqitjen e tij të 200-të në Serie A.

Në moshën 21 vjeç, 11 muaj dhe 27 ditë, u bë më i riu që e arrin këtë shifër, duke kaluar Buffon, që 200 ndeshjet e para i luajti në moshën 24 vjeç, 2 muaj dhe 24 ditë. Ishte 25 tetori i vitit 2015 kur Mihajlovic futi Donnarumman të mbronte portën e Milanit.

Trajneri serb largoi Diego Lopez dhe u mbështet te Donnarumma premtues, por plotësisht i papërvojë. Në kohën e debutimit të tij, portieri kuqezi ishte 16 vjeç e 8 muaj, por jo më i riu ndonjëherë në historinë e Milanit. Rekordi i përket Giuseppe Sacchi në vitin 1942 me disa ditë më i ri.

Që nga debutimi Gigi ka bërë një rrugë të gjatë. Por tani, mes të kaluarës dhe të tashmes, ka nga ata që po punojnë për të ardhmen e Donnarummas. Portieri i Milanit ka një kontratë që skadon në qershor të këtij vit dhe dyshja Massara-Maldini po shohin mundësinë e arritjes së një marrëveshje të re me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola.

Shpresohej që të mbyllej gjithçka brenda një kohe të shkurtër, menjëherë pas përfundimit të merkatos dimërore, por palët duket se janë akoma larg njëra-tjetrës.

Raiola kërkon 10 milionë pagë neto, duke justifikuar ofertat e klubeve më të mira në Evropë, kur Manchester United është afruar më shumë se të gjithë. Milani aktual nuk mund ta arrijë atë shifër për një lojtar të vetëm. Gjithçka mbetet e hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN