MENU
klinika

Portugezi më familjar se kurrë

“Momente të çmuara”, Ronaldo shijon familjen

26.02.2021 - 17:06

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez është çifti më mediatik në skenën ndërkombëtare. Futbollisti portugez dhe modelja spanjoll filluan lidhjen e tyre në 2016, dhe që prej asaj kohe ata nuk janë ndarë për asnjë sekondë. Në nëntor 2017, lindi vajza e tyre e përbashkët, Alana Martina, e cila shkon mirë me dy vëllezërit e motrën e saj. Georgina i do të gjithë sikur të ishin fëmijët e saj.

Cristiano dhe Georgina kanë ditur se si të mbajnë familjen. Më saktë, Ronaldo është i bindur çdo ditë e më shumë se kjo është partnerja e duhur, teksa ka hequr dorë tashmë nga aventurat, duke përfunduar në disa raste edhe akuza. Eva dhe Mateo lindën në vitin 2017 kur Georgina ishte shtatzënë me Alana, por u kujdes për ta sikur t’i kishte lindur vetë.

Së fundmi çifti, i cili tani jeton në Torino, u tregoi ndjekësve të tyre disa fotografi me të vegjëlit e familjes. “Momente të çmuara”, shkroi Ronaldo. “Ne festojmë çdo të sepse e duam shumë njëri-tjetrin” – ishin fjalët e Georgiana-s, për të njëjtën foto. Bie në sy një detaj, një tullumbace me inicialet e secilit fëmijë të çiftit: një A për Alanan, një E për Evan, një M për Mateon dhe një C për Cristiano Jr.