MENU
klinika

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti publikon studimin

Një skenar si mund të përdoret vaksina e AstraZeneca

09.02.2021 - 10:49

Shqipëria pret të marrë dozat e para të vaksinës Astra Zeneca nga programi Covax brenda muajit Shkurt. Por në një kohë që e gjithë bota po përballet me mungesa të shumta të dozave, një çështje e cila kërkon diskutim dhe strategji është edhe efektiviteti dhe prioritizimi i vaksinave. Për shkak se vaksina e AstraZeneca nuk është testuar në grupmoshën e të moshuarve mbi 70 vjeç, disa shtete, madje edhe Italia fqinje, e kanë ndaluar përdorimin e saj në moshat mbi 65-vjeç.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, duke e vënë theksin tek domosdoshmëria e evitimit të sa më shumë vdekjeve, shtrimeve në spital dhe infektimeve, ngre pyetjen se “a ka ndonjë skenar të dytë për ta përdorur gjithsesi këtë vaksinë dhe mundësisht duke arritur edhe efekte më të larta?”

Kësaj pyetje i përgjigjen evidencat e në këtë rast studiuesit e Universitetit të Virxhinias (SHBA).

Sipas mjekut Alimehmeti, studiuesit “sugjerojnë modelin e vaksinimit fillimisht të personave me shumë kontakte sociale, që janë domosdoshmërisht moshat aktive, le të themi 20-60 vjeç, moshë e cila është edhe brenda spektrit të vaksinës AstraZeneca”.

Sipas tij, strategjia e propozuar “është e fortë dhe sinjifikante, veçanërisht në shtetet me burime të varfëra ku vaksinat janë më pak të disponueshme dhe shpërndahen ngadalë.

POSTIMI

💉 Siç e dimë dhe siç pritej, e gjithë bota ndodhet, nën mungesën e një numri vaksinash të mjaftueshem në afatshkurtër dhe kjo ndodh akoma më shumë në vende më pak të zhvilluara si Shqipëria.
👉 Në këtë kuadër, përgjithësisht linja e përparësisë është diktuar nga risku urgjent.
👉 Pra, ata që kanë riskun më të lartë kanë edhe përparësinë më të lartë, pra personeli shëndetësor dhe të moshuarit e të sëmurët me sëmundje kronike.
💉 Aktualisht po shpërndahet një vaksinë e AstraZenecës (AZD1222), e cila duke qenë se nuk është studiuar te moshat e vjetra (70 vjeç e lart) është ndaluar nga shumë shtete për t’u përdorur në moshat mbi 65 vjeç.
⛔ Këtë kufizim e ka vendosur tashmë Gjermania, Spanja, Italia, Maqedonia, etj., ndërkohë që Zvicra ka ecur më tej akoma duke mos e lejuar fare në territor.
❗ Le të mos shpërqendrohemi!
👉 Në kontekstin ku ndodhemi, sytë duhet t’i mbajmë të fiksuar te objektivat e rëndësishëm, pra duhet të evitojmë sa më shumë vdekje, shtrime në spital dhe infektime.
❗ Në këtë rend përparësie, jo e kundërta!❗
❓ Çfarë mund të bëjmë konkretisht në këtë situatë?
❓ Si mund ta optimizojmë situatën?
❓ A ka ndonjë skenar të dytë për ta përdorur gjithsesi këtë vaksinë dhe mundësisht duke arritur edhe efekte më të larta?
🇺🇸 Kësaj pyetje i përgjigjen evidencat e në këtë rast studiuesit e Universitetit të Virxhinias (SHBA).
👉 Studiuesit sugjerojnë modelin e vaksinimit fillimisht të personave me shumë kontakte sociale, që janë domosdoshmërisht moshat aktive, le të themi 20-60 vjeç, moshë e cila është edhe brenda spektrit të vaksinës AstraZeneca.
📝 Në të dhënat e tyre ata tregojnë qartë se mund të arrihet një efektivitet shumë më i lartë në evitimin e vdekjeve dhe shtrimeve në spital duke i alokuar vaksinat sipas bazuar mbi:
👉 numrin e kontakteve sociale, dhe
👉 kohën totale të proksimitetit social.
✅ Sipas gjetjeve të tyre, nëse ndiqet kjo strategji do të shtohet maksimalisht efektiviteti i fushatës së vaksinimit brenda muajit Mars 2021.
📝 Madje, në krahasim me modelin e alokimit sipas moshës, strategjia e propozuar do të rezultonte në:
✅ 51.000 – 62.000 vdekje më pak në SHBA, në krahasim me modelin e bazuar mbi moshën;
✅ 181.000 – 306.000 shtrime në spital më pak në SHBA, në krahasim me modelin e bazuar mbi moshën;
✅ 3 – 6 milionë më pak infektime në SHBA, në krahasim me modelin e bazuar mbi moshën.
📝 Ndërsa nëse e përdorin vetëm për zonën e Commonwealth-it të Virginias (8.5 milionë banorë), e cila ka një popullatë të përafërt me popullatën totale të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, përfitimet do të jenë:
✅ 700 – 900 vdekje më pak në Virginia, në krahasim me modelin e bazuar mbi moshën;
✅ 3.200 – 5.400 shtrime në spital më pak në Virginia, në krahasim me modelin e bazuar mbi moshën;
✅ 56.000 – 110.000 më pak infektime në Virginia, në krahasim me modelin e bazuar mbi moshën.
📝 Autorët deklarojnë se:
✅ Strategjia e propozuar është e fortë dhe sinjifikante, veçanërisht 👉 në shtetet me burimet të varfëra, ku:
👉 vaksinat janë më pak të disponueshme,
👉 kanë efikasitet më të ulët (Figura 10-11), dhe
👉 shpërndahen më ngadalë (Figurat 3-7).
🇦🇱 Pra, po flasin për shtete si ne!
👌 Kjo është një prej strategjive që duhen të mbajmë seriozisht në konsideratë!
❗ Por ka edhe elementë të tjerë që duhet të konsiderojmë, si për shembull gjendja serologjike e popullatës.
❓ Pra, a mund të prioritizojmë edhe bazuar mbi nivelin e antitrupave dhe të kalimit natyror të infeksionit?
📝 Këtë do ta diskutojmë në një postim të mëtejshëm.
🚑 Por kurrë të mos harrojmë që objektivi prioritar është të evitojmë sa më shumë vdekje dhe shtrime në spital!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alimehmeti zbulon mutacionet e tjera që ka pësuar COVID-19

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi”