MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë?

Te Liverpool pritet një ndryshim i madh

28.02.2021 - 14:31

Liverpool pësoi 4 humbje radhazi në Premier League dhe tashmë ka precipituar në vendin e gjashtë, por edhe këtë pozicion e rrezikon. E thënë ndryshe, Champions rrezikohet shumë, por edhe Europa League.

Dhe tashmë zëra të shumtë kanë nisur të spekulojnë se Jurgen Klopp mund të largohet nga drejtimi i Liverpool në fund të sezonit. Pas plot 6 vitesh në krye të “The Reds”, trajneri gjerman duket se është në kërkim të një sfide të re dhe mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

Mediat kanë nisur të spekulojnë edhe për pasuesin e mundshëm në stol të Jurgen Klopp dhe në Angli janë të sigurt që Liverpool do të marrë si trajner Steven Gerrard. Ish-kapiteni dhe ikona e “The Reds” po bën një punë fantastike si trajner i Rangers dhe duket se është alternativa ideale për të pasuar Klopp.

Gerrard e ka kthyer Rangersin në majë të Skocisë, teksa këtë sezon pritet të shpallet kampion, por edhe në Europa League po bën mjaft mirë, ku është kualikuar për në fazën e 1/8-ave. Në rast se në fund të sezonit Gerrard rikthehet në “Anfield” do të ishte vërtet diçka speciale.

I vetmi rast që Klopp të qëndronte te Liverpool do të ishte fitimi i këtij sezoni në Champions. Por nëse largohet, kjo do të vinte pas Europianit në korrik. Edhe në këtë rast ka një shans për trajnerin Loë, nëse do të fitonte Euro 2020. Gjithcka mund të ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN