MENU
klinika

Komunizëm!

Tirana do të quhej “Enver Hoxha”, pse dështoi propozimi?

23.02.2021 - 14:23

        Shqipëria përkujton 30-vjetorin e rënies së komunizmit

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka prezantuar ekspozitat virtuale, titulluar “Totalitarizmi në Europë”, “Propaganda gjatë diktaturës”, “Dritë përtej errësirës”, “Kartolina nga e shkuara” dhe “Rënia e diktatorit”, ku shfaqen artikuj e fotografi të propagandës komuniste, ceremonitë zyrtare te kohës, karikatura, persekutimi i klerit, etj.

Tregohet përmes dokumenteve, sesi Ramzi Alia kërkoi që statuja e diktatorit Hoxha, të ndriçohej gjithmonë nga dielli, ndërsa fytyra të ishte drejtuar nga lindja. Ekspozita sjell disa fakte, nga një mbledhje në prani të Nexhmije Hoxhës, ku u propozua që Tiranës t’i vihet emri Enver Hoxha, propozim që u duartrokit nga të gjithë, por nuk u miratua me motivacionin, se “do t’u mbetej hatri” qyteteve të tjera.

“Është shumë interesant fakti, pasi kishte propozime që t’i ndryshohej emri kryeqytetit të Shqipërisë të quhej me emrin e diktatorit “Enver Hoxha”, pati diskutime edhe se ku do të vendosej monumenti i Hoxhës, në cilin pozicion. Është interesant edhe propozimi direkt i Ramiz Alisë ishte që Enver Hoxha të pozicionohej me fytyrë nga lindja, ai të ishte barazi me Diellin edhe një simbolikë kjo që kishte regjimi komunist”,- u shpreh studiuesi Erblin Vukaj, krijues i ekspozitës “Rënia e një diktatorit”.

“Xhaxhi Enver nuk ka vdekur” – asnjë fëmijë i Shqipërisë nuk do ta besojë, se xhaxhi i tyre i shtrenjtë, Enveri, vdiq. Emrin e tij e kanë në gojë të gjithë, që nga fëmijët e kopshteve e deri te pionerët”.

Ky pasazh i shkëputur nga shtypi i kohës është gjithashtu, pjesë e ekspozitës që ka mbledhur me kujdes propagandën marrë nga shtypi i shkruar, që linte në hije të gjitha dështimet e sistemit, duke pasqyruar vetëm arritjet ekonomike dhe lumturinë që karakterizonte shoqërinë shqiptare.

Përmes imazheve vjen në vëmendje edhe mëngjesi i 20 shkurtit, kur qytetarët e Tiranës rrëzuan statujën e diktatorit Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Me ndonjë gotë bashkërisht, t’i zgjidhnim hallet”

Dritëro Agolli për serbët në ’95-ën: Ballkani fuçi vere, jo baruti!