MENU
klinika

Renditja speciale

Trajnerët që fituan shpejt 100 ndeshje në Serie A

22.02.2021 - 13:09

Me fitoren ndaj Sampdorias, Simone Inzaghi festoi 100 suksese në Serie A si trajner, i marrë pas 182 ndeshjeve dhe të gjitha në stolin e Lazios. Në epokën me tri pikë, ai është trajneri i katërt më i shpejtë për të arritur këtë moment të rëndësishëm.

Simone Inzaghi gjithashtu feston hyrjen e tij në klubin e trajnerëve me 100 fitore në Serie A, duke drejtuar ekipin bardhekaltër në sezonin e pestë.

Rekordi i tij i fitoreve në një kampionat ishte sezonin e kaluar me 24 në 38 ndeshje, me shënuesin kryesor Immobile me 36 gola, që barazoi rekordin e Higuain, dhe Lazio përfundoi e katërta. Në këtë kampionat, deri më tani, ka 13 fitore në 23 ndeshje. Po kush i ka arritur më parë 100 fitore në Serie A?

Ai është Antonio Conte në stolin e Juventus, duke i marrë 100 fitoret e para në 145 ndeshje. Pas tij renditet Maurizio Sarri që i mori pas 169 takimeve. Në podium nuk mund të mungonte Fabio Capello, teksa 100 fitoret e para i mori pas 180 ndeshjeve duke drejtuar Milanin e viteve 90’.

Në vendin e katërt, siç thamë, Simone Inzaghi, ndërsa mbyll top pesëshen e kësaj renditje speciale Carlo Ancelotti. 100 fitoret e para në Serie A i mori pas 185 ndeshjeve. Pastaj vijnë me radhë emrat e tjerë të trajningut italian, Trapattoni, Mancini, Allegri, Zaccheroni, Montella e të tjerë.

RENDITJA

10) VINCENZO MONTELLA: 100 fitore në 228 ndeshje

9) ALBERTO ZACCHERONI: 100 fitore në 220 ndeshje

8) MASSIMILIANO ALLEGRI: 100 fitore në 203 ndeshje

7) ROBERTO MANCINI: 100 fitore në 197 ndeshje

6) GIOVANNI TRAPATTONI: 100 fitore në 187 ndeshje

5) CARLO ANCELOTTI: 100 fitore në 185 ndeshje

4) SIMONE INZAGHI: 100 fitore në 182 ndeshje

3) FABIO CAPELLO: 100 fitore në 180 ndeshje

2) MAURIZIO SARRI: 100 fitore në 169 ndeshje

1) ANTONIO CONTE: 100 fitore në 145 ndeshje

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN