MENU
klinika

"Bëmë baba të të ngjaj"

Zbulohet korrespondenca e “hidhur” e Hitlerit

23.02.2021 - 11:45

       Letrat e të atit, që u zbuluan në një papafingo, hedhin më shumë dritë mbi psikologjinë e diktatorit, – argumenton një historian, në librin e sapobotuar.

“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë, aftësitë dhe njohuritë si autodidakt”, – thekson studiuesi austriak, Roman Sandgruber.

Historiani analizoi 31 letrat e panjohura, që Alois Hitler i kishte dërguar një zotërie, i cili i shiti atij një fermë në fshatin austriak, Hafeld. Faqet e shkruara me makinë, sugjerojnë se babai i Hitlerit, një zyrtar në doganë, kishte njohuri nga të gjitha.

“Babai i tij, kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar toke erudit, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, – shpjegoi, Sandgruber.

Sipas historianit edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe kishin ndjenja antifetare.

Adolf Hitler, i cili u lind në 1889, në provincën e Austrisë së Epërme, përfundoi duke u bërë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë.

Në librin e tij në gjuhën gjermane, që përkthehet “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, Sandgruber argumenton, gjithashtu, se Hitleri ishte një antisemist qysh në rini – çfarë bie në kundërshtim me idenë se, ai filloi t’i urrente hebrenjtë vetëm pasi u shpërngul në Vjenë.

Versioni origjinal i një biografie nga shoku i adoleshencës së Hitlerit, August Kubizek, tregon se Adolf Hitleri iu bashkua me klubit antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes në kryeqytetin austriak, sipas historianit Sandgruber.