MENU
klinika

Në Bundesligë

Bayern, çfarë dominimi në 5 vitet e fundit!

08.03.2021 - 12:38

Bayern Munchen është pa rivalë në Bundesligë dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe titujt e fituar, 8 të tillë radhazi. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe pikët e grumbulluara.

Instituti i statistikave në Gjermani ka publikuar renditjen e 5 viteve të fundit në Bundesligë, ku Bayern udhëheq me një diferencë të frikshme. Bavarezët kanë grumbulluar plot 381 pikë në 160 ndeshje, 76 pikë më shumë se sa Leipzig i vendit të dytë në 5 vitet e fundit.

76 pikë janë thuajse pikët e një sezoni, sa për të kuptuar dominimin e frikshëm të kampionëve. Dortmund plotëson podiumin, me 2 pikë më pak sesa Leipzig, 303 në total. Fitorja e fundit e në klasike tregoi edhe njëherë dominimin e Bayern, që është kthyer në një makineri në Bundesligë dhe Europë.

Plot 71 gola të shënuar në kampionat e bëjnë Bayernin ekipin me rendimentin më të lartë në 5 ligat kryesore evropiane, me një mesatare prej 3 golash për ndeshje.

Ndërsa Robert Lewandowski është kthyer në një makineri. Me 30 gola këtë sezon, askush nuk mund ta ndalë me polakun të fitojë “Këpucën e Artë” në Europë. Dhe mendoni pak, Bayern luan 4 ndeshje më pak se skuadrat e tjera në ligat kryesore evropiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN