MENU
klinika

Lobimi i trajnerit të Kombëtares

Edy Reja fut “Giro d’Italia” në Slloveni

01.03.2021 - 15:28

Edi Reja, trajneri i Shqipërisë, është i dashuruar me çiklizmin, të cilin nuk e lë as në moshën 75-vjeçare. Ai është slloven nga babai dhe friulan nga nëna. Reja loboi fort tek organizatorët e “Giro d’Italia”, që ajo të kalonte nëpër Slloveni. Përpjekjet e tij patën sukses.

Bashkë me lobimin e Rejës, sllovenët u ndihmuan edhe nga dy çiklistët e tyre të shquar, Tadej Pogaçar e Primozh Rogliç, që zunë dy vendet e para në Turin e Francës. Edhe Xhiroja e Italisë është një ngjarje e shquar, më e madhja pas turit francez, ndaj edhe ka rëndësi të madhe kur ajo kalon nëpër vende të ndryshme.

Parashikohet që plot 800 milionë njerëz në të gjithë globin do ta ndjekin edicionin e 104-të të saj, nga 8 deri në 30 maj të këtij viti. Kjo do të thotë se falë Rejës, Sllovenia do të ketë reklamë të madhe për turizmin.

Më 15 maj, Xhiroja do të kalojë pranë fshatit të babait të Rejës, Vipolzhe. Mbetet të shihet nëse trajneri i kombëtares kuqezi do të lobojë në të ardhmen që gara e madhe italiane e çiklizmit të ketë një etapë që të kalojë edhe në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”