MENU
klinika

Premier League, Java 27

Manchester United ndalet sërish, titulli utopi

03.03.2021 - 23:17

Manchester United është ndalur sërish në Premier League dhe tashmë titulli mbetet utopi për Djajtë e Kuq. Të besuarit e Solskjaer nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në transfertë ndaj Crystal Palace.

Një rezultat ky që i lë Djajtë e Kuq 14 pikë larg kryesuesve të Manchestre City-t. Barazimi i marrë në Selhurst Park ka qenë i treti radhazi për skuadrën e Solskjaer, gjë që nuk ndodhte që nga tetori i 2015-ës, kur në drejtimin e ekipit ishte Louis van Gaal.

Gjithsesi, United mund të ngushëllohet me faktin se është skuadra e pestë që nuk pëson humbje në 14 transfertat e para të kampionatit në një sezon (8 fitore, 6 barazime), pas Leeds në 1973-74, Liverpool në 1987-88 dhe Arsenal në 2001-02 dhe 2003-04.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN