MENU
klinika

Ylli i PSG

Mbappe kërkon 700 mijë euro në javë për rinovimin

09.03.2021 - 13:46

Me një lumë ofertash, që duket se do të jetë thelbësore për të dominuar futbollin botëror në dekadën e ardhshme, ylli i PSG-së Kylian Mbappé nuk do të humbasë mundësinë për t’u pasuruar.

Sulmuesi 22-vjeçar i ka komunikuar klubit parisien shumën që ai dëshiron për të rinovuar dhe nga ana tjetër, të shënojë vijën për klubet që e duan atë në rast se PSG nuk ia plotëson dëshirat. Kjo shifër duhet të jetë 36 milionë euro në vit, pra 700 mijë euro në javë.

Shumë që, shtuar nga momenti i pasigurisë ekonomike të përjetuar nga klubet evropiane të shkaktuara nga pandemia, nuk do të jenë të lehta për t’u arritur, qoftë nga Real Madrid, Liverpool apo Manchester City. Mbappé ka kërkuar për një kohë të gjatë që të barazohet me yllin tjetër të ekipit parisien Neymar, që është edhe blerja më e madhe në historinë e futbollit.

Është një situatë e vështirë për PSG, pasi që tani, futbollisti është ai që ka më shumë fuqi në negociata. Duke e ditur se ofertat nuk do të mungojnë, ai do të presë që Leonardo të kontaktojë me të për t’i thënë se ata e pranojnë shumën e Mbappe.

Nga ana tjetër, nëse klubi vendos që ta shesë, duhet ta bëjë këtë verë, sepse sezonin e ardhshëm Mbappe futet në vitin e fundit të kontratës. Po a do të afronte ndonjë klub 180 mln euro në këtë krizë? Edhe kjo e vështirë. Gjithsesi, në operacionin e shitjes mund të përfshiheshin edhe lojtarë të tjerë me shkëmbime, ose në formën e kësteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN