MENU
klinika

"Ju dhe qeveria juaj keni një punë sfiduese përpara!"

Merkel uron Kurtin, ja çfarë diskutuan në bisedën telefonike

25.03.2021 - 10:22

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, përmes një letre ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Ajo shkruan se në detyrën e tij si kryeministër ka një punë sfiduese për të bërë sidomos në këtë periudhë pandemie dhe se mund të mbështetet te Gjermania si një partnere e Kosovës.

Kancelarja nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e “nxehtë” të dialogut me Serbinë, ku theksoi se Kurti duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur.

“Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.”, tha Merkel në fund.

Dy ditë më parë pas zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt, në Kuvendin e Kosovës me 77 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim është formuar qeveria e re, me kryeministër Albin Kurtin.

Letra e Kancelares Angela Merkel: 

 “I dashur Kryeministër

Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju dhe qeveria juaj keni punë sfiduese përpara, në të cilat vendi juaj mund të gjëjë mbështetje te Gjermania si një partner.

Pandemia e Covid-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma, rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët tuaja.

Me respekt

Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me të ku diskutuan rreth disa çështje të rëndësishme.

Kurti ka bërë me dije se kanë diskutuar lidhur me situatën e pandemisë së COVID-19, procesin e integrimit në BE dhe dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai ka shtuar se kancelarja ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë në luftën kundër korrupsionit dhe programit të reformave.

Kurti është shprehur gjithashtu se kanë rënë dakord për një dialog të udhëhequr nga qeveria me Serbinë për të normalizuar më tej marrëdhëniet dhe për të hequr të gjitha pengesat jo-tarifore.

Biseda telefonike mes dy krerëve të shteteve ka ardhur pas letrës së urimit të Kancelares për detyrën e re të Kurtit si kryeministër i Kosovës.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi