MENU
klinika

Premier League, Java 27

Ndalet Arsenal, nuk është për në Europë

06.03.2021 - 15:32

Arsenal nuk ka shkuar më shumë se një barazim zhgënjyes 1-1 në fushën e Burnleyt, duke marrë ndoshta edhe goditje përfundimtare për shpresat për të kapur një vend në “Top 4”.

Ndeshja nisi mirë për “Topçinjtë”, që kaluan në avanatazh pas vetëm 6 minutash lojë. Aubameyang nalizoi një aksion mjaft të bukur, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë për të besuarit e Artetas.

Gjithsesi, Burnley reagoi në minutën e 39-të, ku një gafë e pabesueshme e Granit Xhakës, i dha mundësinë Wood për të shënuar golin e barazimit 1-1. Në pjesën e dytë, Arsenali u mundua të bëntë gjithçka, por nuk arriti të shënonte.

Nicolas Pepe humbi një rast të artë në minutën e 81-të, ndërsa disa minuta më vonë arbitri akordoi 11-metërsh për londinezët, por pas konsultimit me sistemin VAR ktheu vendimin, duke mos e akorduar penalltinë. Kështu, gjithçka u mbyll 1-1, me Arsenalin që ndoshta humb trenin e fundit për të shpresuar zonën Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN