MENU
klinika

Prekja e topit me dorë dhe jashtë loje

Ndryshohen dy rregulla të futbollit

05.03.2021 - 17:14

Futbolli ka evoluar shumë. Pavarësisht rregullave të ndryshme, disa janë ashtu siç është shpikur futbolli. Prekja e topit me dorë është faull. IFAB, organizata e cila në bashkëpunim me FIFA-n shqyrton ndryshimet në rregulloret e futbollit, ka bërë disa shumë të rëndësishme në mbledhjen e fundit.

Është gjykuar se prekja e topit me dorë në zonën kundërshtare duhet interpretuar përsëri ndryshe si rregull. Deri dje, rregulli parashikonte që çdo prekje e topit me dorë në zonën kundërshtare të cilësohej faull, pavarësisht nëse ishte me dashje apo pa dashje një gjë e tillë, me gjyqtarin që duhej të ndalonte lojën.

Por tashmë, u kërkohet gjyqtarëve që të jenë më të vëmendshëm e të bëjnë interpretim të mënyrës se si preket topi, pasi prekja e pavullnetshme duke i mundësuar një shoku të skuadrës të shënojë gol apo të krijojë një rast për gol, nuk do të cilësohet me faull.

var
var

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që është bërë, ka lidhje me gjykimin e pozicionit jashtë loje. Kështu, kur VAR aplikon teknologjinë për të vendosur vijën virtuale që ndan pozicionin jashtë loje, apo edhe gjyqtarët me sy të lirë, nuk duhet të marrin në konsideratë dorën deri te bërryli si efektive për të përcaktuar nëse është apo jo pozicion jashtë loje.