MENU
klinika

Djali i Michael

“Nuk ndjej presion, do ta lartësoj mbiemrin Schumacher”

04.03.2021 - 19:29

“Nuk ndiej shumë presion, jam shumë i lumtur me emrin që sjell dhe ta rikthej në Formula 1. Jam krenar për të dhe kjo më jep motivimin për të punuar çdo ditë sa më shumë që mundem dhe sa më mirë.

Gjëja më e rëndësishme, për të cilën kam punuar për një kohë të gjatë, është që të krijoj shpejt një lidhje të fortë me ekipin. Ky është qëllimi im i parë.

Atëherë është shumë e rëndësishme të jesh i fortë mendërisht në çdo situatë, të fillosh në këmbën e djathtë duke përdorur ato që kam mësuar në vitet e kaluara, në mënyrë që të jem në gjendje të jem në majë. Do të jap gjithcka,” – ishin këto fjalët e Mick Schumacher gjatë prezantimit të makinës Haas.

Për të zbuluar linjat reale dhe më pas potencialin e Haas VF-21 të ri, do të duhet të presim për rezultatin e testeve të planifikuara nga 12 në 14 mars në Sakhir të Bahrein.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN