MENU
klinika

Antetokounmpo, MVP i ndeshjes

Plot 320 pikë në “All Star Game”, fiton ekipi i James

08.03.2021 - 11:44

Spektakël në ndeshjen e yjeve të basketbollit amerikan. Skuadra LeBron James triumfoi bindshëm në All Star Game kundër ekipit të Kevin Durant, i cili vetë nul luajti për shkak dëmtimi.

U shënuan plot 320 pikë nga të dyja skuadrat, ku më të mirët e Perëndimit fituan 170-150 ndaj rivalëve të Lindjes, sfidë që u zhvillua në “State Farm Arena” të Atlantës. Greku i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, fitoi çmimin MVP të ndeshjes, falë një performance të shkëlyer prej 35 pikësh.

Damian Lillard i Blazers realizoi 32 pikë, ndërsa Stephen Curry i Warriors 28 pikë. Dy të fundit shënuan nga tetë trepikësha secili. Dy ekipet u dhanë përparësi që në fillim veprimeve spektakolare në sulm.

Skuadra e Lebron James, falë një Giannis Antetokounmpo të papërmbajtshëm dhe një snajperi si Steph Curry, u shkëput plot 20 pikë në përfundim të periodës së dytë. Gjatë pushimit u zhvillua gara e zhytjeve, në të cilën triumfoi Anfernee Simons.

Ekipet u kthyen në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes, por muzika nuk ndryshoi. Damian Lillard u ngrit në katedër duke qenë i saktë në disa gjuajtje radhazi për tre, që nuk e lejuan skuadrën kundërshtare që të afrohej, duke ruajtur diferencën e pikëve deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN