MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse çdo ushqim që ha e nxjerr të patretur?

01.03.2021 - 08:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Pse çdo ushqim që ha e nxjerr të patretur? Kam tre muaj që jam bërë operim nga zorra e trashë, por ende nuk jam rregulluar. Herë ka diarre, herë zë kaps e herë ushqimi del i patretur. Ju lutem, mund të më ktheni një përgjigje?

Mjeku: Duke mos e njohur mirë historinë tuaj të sëmundjes dhe diagnozën e saktë, mund t’ju këshilloja të reduktoni ushqimet me përmbajtje të lartë karbohidratesh(sheqeri) dhe yndyrash, të konservuarat dhe ndoshta edhe qumështin. Ndërkohë mundohuni të konsumoni ushqime të shëndetshme. Si trajtim medikamentoz do t’ju këshilloja përdorimin për një muaj të: kreon 10000 IU. 3 herë 1 kapsulë menjëherë ose në mes të ngrënies; l-active 3 herë 1 tabletë para ngrënies dhe bioflor 1kapsulë esëll në mëngjes. Nëse ankesat vazhdojnë pa asnjë përmirësim, duhet të këshilloheni nga afër me një mjek gastrohepatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.