MENU
klinika

‘Shtetet të nisin dialogun’

Raportuesja për Kosovën i bën thirrje Serbisë: Duhet ta njihni

20.03.2021 - 17:05

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen dialogut, ndërsa Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Kosova nuk dëshiron të humbë perspektivën e saj evropiane, atëherë dialogu me Serbinë duhet të jetë në prioritetet e Albin Kurtit dhe qeverisë së re”, tha ajo për Deutsche Welle.

Eurodeputetja ka dërguar mesazh edhe tek presidenti serb Vuçiç, se njohja e Kosovës është kusht për progres në rrugën evropiane.

“Njohja e Kosovës është një kusht për progres të mëtejeshëm në negociatat mes Serbisë dhe BE-së. Kjo ka qenë e qartë për Beogradin. Shpresojmë që kjo do të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në këtë drejtim”, ka thënë Von Cramon.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin gjatë konferencës, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi