MENU
klinika

Serie A, Java 25

Romës i mjafton një gol, kap vendin e katërt

07.03.2021 - 14:29

Roma ka vuajtur disi në shtëpi ndaj Genoas, por të paktën ka shënuar një gol që i ka dhënë tri pikët. Një sukses që fut verdhekuqtë në zonën Champions, me shpresën që Atalanta të gabojë.

Në minutën e 24’ është zhbllokuar sfida, me autor goli mbrojtësin Mancini, që “fluturoi” mbi të gjithë gjatë një goditje nga këndi, duke goditur saktë me kokë, me portierin mik që qëndroi i palëvizuar.

Në fakt, goli i Mancinit ishte i vetmi këtë takim, duke i dhënë tri pikët Romës. Genoa pak bëri pjesën e dytë për të merituar të paktën një pikë. Ndërsa verdhekuqtë shënuan edhe një gol, por u gjykua jashtë loje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN