MENU
klinika

"500 dozat e para të vaksinës për mjekët fillim i mbarë"

Syla: Vëllai i madh e tregoi veten

20.03.2021 - 14:04

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla këtë të shtunë ka qenë në Kukës së bashku me 250 mjekët nga Kosova që do të vaksinohen kundër Covid.

Syla në takimin e tij me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se ky është një fillim i mbarë.

Ndër të tjera ai ka thënë se beson se sërish do të ketë doza të tjera në dispozicion dhe thekson se nëse do të kërkonte ndihmë ajo do të ishte gjithmonë nga Shqipëria.

“Ashtu siç e kemi organizuar sot mbyllen 250 vaksinime dhe nesër pritet që të vijnë dhe pjesa tjetër. Vëllai i madhe ka treguar veten, jo vetëm se janë dozat e para, por është një fillim i mbarë. Jam i impresionuar nga pritje e punonjësve mjekësore, dhe uroj që ta kthejmë në një mënyrë tjetër.

Mjekët janë organizuar sipas një filtri siç janë mjekët në ballë të urgjencave dhe me një vaksinim prej 500 mjekësh është një ndihmë e madhe.

Gjithsej në 14 700 punëtore dhe rreth 11 mijë janë mjekë, dhe pse mund të duket pak 500 mjekë dhe shpresoj që me marrjen e kontigjenit të dytë nuk do na lini, nuk është se vetëm  do të kërkojmë, por nuk i kërkoj tjetër përveç Shqipërisë”, ka thënë Syla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi