MENU
klinika

Dëshmia e prokurorit Muçaj

Tritoli në makinën e prokurorit/ Si ndodhi ngjarja?

12.03.2021 - 10:03

Një sasi eksplozivi e vendosur në makinën e prokurorit Arjan Muçaj, aktualisht i komanduar edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në parkingun e një qendre tregtare në zonën e “Komunës së Parisit”. Mjeti tip “Mercedes Benz”, është në pronësi të prokurorit, bashkëshortja e të cilit është gjyqtare dhe sipas Policisë, e parkonin herë pas here në vendin ku ndodhi ngjarja.

Nisur nga këto rrethana, dyshimet paraprake të Policisë janë se shpërthimi është kryer për shkak të detyrës, që mund të jetë një mesazh për prokurorin, por edhe për bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare të Policisë thanë se lënda plasëse, e dyshuar tritol, ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, poshtë parakolpit dhe ka dëmtuar pjesërisht makinën. Në vendin e ngjarjes ishte edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, i cili dha edhe një prononcim për mediat.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dyvjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga Policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e parakolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”, tha Jaupaj.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë ngritur pistat paraprake hetimore që lidhen me detyrën e prokurorit Arjan Muçaj, por edhe të bashkëshortes së tij, Gentjana Muçaj, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Megjithatë të njëjtat burime thanë se nuk përjashtohen as pistat e tjera hetimore, që mund të mos kenë lidhje me detyrën e çiftit që aktualisht janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Kush është prokurori që i shpërthyen makinën me lëndë plasëse

Në muajin shkurt të vitit 2020, prokurori Arjan Muçaj ka shfaqur vullnetin për t’u komanduar në pozicionin e Këshilltarit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurori Arjan Muçaj ushtron funksionin e magjistratit që prej vitit 2015, pasi me dekretin nr. 9127, datë 01.06.2015 të Presidentit të Republikës, është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ndërkohë që më parë ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore.

Nga dosja personale e tij rezulton se ka pasur një transferim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, ku ka pasur pozicion drejtuesi për 4 muaj. Ai ka një eksperiencë profesionale në punë si prokuror rreth 5 vjet, nuk ndodhet në një pozicion me mandat të kufizuar, aktualisht është i komanduar prej 1 viti si këshilltar pranë Këshillit dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi. Në këto kushte, për këtë prokuror nuk ekziston asnjë kriter ndalues komandimi.

“Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vlerëson se komandimi i z. Arjan Muçaj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk passjell cenim të interesave të larta të Prokurorisë Gjirokastër dhe nuk cenohet funksionaliteti i saj”, thuhet në një dokument të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Makinës së prokurorit Arjan Muçaj iu vu tritol mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit, teksa ishte e parkuar. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk mbeti asnjë person i lënduar. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Prokurori Arjan Muçaj, të cilit iu vendos eksploziv në makinë ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt.

Sipas News24, prokurori Muça në dëshminë e tij ka deklaruar se ‘sulmi ka lidhje me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë’.

Ai ka thënë në Policinë e Tiranës se mjetin tip “Benz”, me targë AA102ET, e ka në pronësi të tij dhe prej më shumë se 2 vitesh e parkon në katin minus 2 të nëndheshëm, në qendrën tregtare të “Komunës së Parisit”.

Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.

HETIMET PËR ZBARDHJEN E NGJARJES

Burime nga grupi hetimor thanë se janë ngritur pistat paraprake hetimore që lidhen me detyrën e prokurorit Arjan Muçaj, por edhe të bashkëshortes së tij, Gentjana Muçaj, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Megjithatë të njëjtat burime thanë se nuk përjashtohen as pistat e tjera hetimore, që mund të mos kenë lidhje me detyrën e çiftit që aktualisht janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

SI NDODHI NGJARJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së Enjtes, në parkingun e një qendre tregtare në zonën e “Komunës së Parisit”. Mjeti tip “Mercedes Benz”, është në pronësi të prokurorit, bashkëshortja e të cilit është gjyqtare dhe sipas Policisë, e parkonin herë pas here në vendin ku ndodhi ngjarja.

Nisur nga këto rrethana, dyshimet paraprake të Policisë janë se shpërthimi është kryer për shkak të detyrës, që mund të jetë një mesazh për prokurorin, por edhe për bashkëshorten e tij.