MENU
klinika

Fansat më të fortë se miliarderët

Tifozët prishën Super League Europiane, jo UEFA

21.04.2021 - 14:34

Shumë zhurmë për asgjë. Kështu mund të përshkruhet ajo që ka ndodhur me Superligën e Europës, një projekt që ka zgjatur vetëm 48 orë. Gjithçka është përmbysur në mbrëmjen e së martës dhe njeriu që i ka dhënë fund Superligës pa filluar mirë duket se ka qenë pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich.

Në fakt, ishin tifozët e Chelsea-s. Sipas The Sun, ai ka qenë i lëkundur në ditën e dytë të jetës së projektit. Reagimi i tifozëve ka qenë i papritur për rusin. E përditshmja britanike ka shkruar se numri një i londinezëve është befasuar nga protestat, që e kanë shtyrë të tërhiqet mbrapa.

Një burim i cituar nga The Sun ka shpjeguar se rusi “nuk mendonte se do të kishte një reagim kaq të fortë”. Madje, ai duket se është zemëruar sepse askush nuk e kishte paralajmëruar për mundësinë e një reagimi të tillë nga ana e tifozëve.

Me pak fjalë, një histori pothuajse absurde: ai që ka ndalur gjithçka mund të ketë qenë njeriu që në në Angli konsiderohet shpesh si ai që ka shëmtuar disa vlera të futbollit. Megjithatë, në këto ditë të çmendura të futbollit mund të priten edhe gjëra të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas shpërbërjes së Super League

Ceferin: Bënë një gabim të madh, ecim së bashku