MENU
klinika

Lojtarët e piketuar

Barcelona, në merkato me kosto minimale

15.04.2021 - 12:12

Prioriteti i Barcelonës në funksion të merkatos së verës mbetet forcimi i sulmit. Katalanasit janë gati për një ankand me Juven, që të sigurojë shërbimet e Kun Aguero, i cili është lënë i lirë nga City.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona po kërkon një qendërmbrojtës, por që të jetë edhe për në krahun e majtë. Për këtë po studiojnë disa profile me kosto të ulët, duke pasur parasysh pamundësinë për të bërë investime faraonike. Çdo blerje nuk do të ketë ndikim në mbërritjen e Eric Garcia.

Umtiti nuk bind plotësisht dhe ka një kontratë shumë të lartë, prandaj klubi do të donte ta linte të largohej. Me ardhjen e Garcia dhe lamtumirën përfundimtare të Umtiti, Koeman mund të llogariste një prapavijë të përbërë nga Gerard Piqué, Clement Lenglet, Ronald Araujo dhe Óscar Mingueza.

Nga këto, vetëm Lenglet është një majtosh natyral, kështu që po kërkohen mundësi të tjera në treg. Disa emra për këtë rol janë në listë. I rrethuar me të kuqe është Alessio Romagnoli. Kapiteni 26-vjeçar i Milanit do të ishte një opsion i sprovuar dhe relativisht i lirë, pasi e përfundon kontratën e tij më 2022 dhe ende nuk ka rinovuar.

Janë edhe dy argjentinas, që luajnë në Holandë: Lisandro Martínez, 23 vjeç, me Ajax, një ekip me të cilin Barça ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme pas nënshkrimeve të De Jong dhe Dest; si dhe Marcos Senesi, pjesë e Feyenoord.

Ky i fundit mund të përdoret gjithashtu në krah, duke pasur parasysh forcën fizike dhe prirjen për inkursione. Opsion blerjeje do të mbetej edhe Jorge Cuenca, lojtari i Spanjës U-21, që u largua këtë verë, sepse nuk e bindi Koeman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN