MENU
klinika

Nga djali i Drogba, tek i Maldinit

Bëmë baba të të ngjaj, 15 djem futbollistësh në Europë

07.04.2021 - 14:44

Në të gjithë botën ka miliona fëmijë të vegjël që duan të ndjekin hapat e prindërve të tyre kur të rriten, dhe duket se në futboll nuk ka asnjë ndryshim.

Disa lojtarë, të tillë si Kasper Schmeichel ose Daley Blind, kanë bërë mirë për të menaxhuar presionin që sjell emri i tyre i familjes, pasi i pari ndihmoi skuadrën e tij të Leicester City të fitojë Premier League në 2016.

Por në të gjithë Evropën ka një grup të ri lojtarësh, të lindur nga disa nga më të mëdhenjtë e futbollit, të cilët po përpiqen të bëjnë emrin e tyre në këtë sport teksa po largojnë presionin e suksesit të babait të tyre. Disa po performojnë mirë, disa të tjerë kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë në karrierën e tyre.

Aktualisht janë 15 futbollistë bij të futbollistëve të famshëm. Justin Kluivert te Roma, Marcus Thuram te Monchegladbach, Isaac Drogba te Guingamp, Enzo Zidane tek Almeria, Timothy Weah te Lille, Giovanni Simeone te Cagliari, Ianis Hagi te Rangers, Jordan Larsson te Spartak Moscoë, Tyrese Campbell te Stoke City, Federico Chiesa te Juventus, Erling Haaland dhe Giovanni Reyna te Dortmund, Daniel Maldini te Milani, Jonathan Klinsmann te St.Gallen dhe Devante Cole pa ekip aktualisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN