MENU
klinika

10 luajnë në Premier League

Futbollistët më të shtrenjtë U-21 në botë

07.04.2021 - 12:49

Disa janë pak më shumë se 18 vjeç, të tjerët jo, por të gjithë janë tashmë në majën e futbollit botëror. Transfermarkt bën renditjen e futbollistëve nën 21 vjeç më të shtrenjtë në botë.

Pasi Kylian Mbappe i ka kaluar 21 vjeç, vendi i parë shkon për Erling Haaland, që vlen 110 milionë euro. Sulmuesi norvegjez ka pasur një rritje galoponte nga viti i kaluar, kur u ble nga Dortmund për 45 milionë euro. Pas tij renditet po një lojtar i Dortmund, Jadon Sancho, i cili vlerësohet 100 milionë euro.

Podiumi plotësohet nga Ansu Fati i Barcelonës, që vlen 80 milionë euro. Vendi i katërt shkon për portugezin Joao Felix të Atletico Madrid, kartoni i të cilit vlerësohet po 80 milionë euro. Pesë milionë më pak vlejnë talenti i Bayern Munchen, Alphonso Davies, dhe Matthijs de Ligt i Juventus. Plotësojnë 10-en Pedri i Barcelonës, Foden i Manchester City, Havertz i Chelsea dhe Camavinga i Rennes, që vlen 60 milionë euro.

Në 30 lojtarët më të shtrenjë U-21, 10 luajnë në Premier League, 8 në Bundesligë, 5 në La Liga, 5 në Serie A dhe 2 në Ligue 1. Dortmundi përfaqësohet në këtë renditje speciale me më shumë lojtarë, me 4 të tillë. Një skuadër plot xhevahirë.