MENU
klinika

Super League Europiane

Chelsea drejt tërheqjes, gati edhe dy klube të tjera

20.04.2021 - 20:38

Super League Europiane drejt shkrirjes ende pa nisur. Kjo raportohet nga shumë medie të huaja, përfshir gjigantin BBC. Tifozët anglezë janë ata që po udhëheqin revoltën kundër planeve të kompeticionit të ri dhe duket se po arrijnë fitoren e parë.

Protesta e mbështetësve të Liverpool dhe Manchester United kundër klubeve të tyre është ndjekur sot nga ata të Chelsea me pasoja edhe më të rënda, duke bërë që në klub të mendohet seriozisht tërheqja nga projekti.

Para ndeshjes së sotme me Brighton, tifozët kanë bllokuar autobusin e skuadrës duke e detyruar të ndalet para stadiumit. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, ishte e pamundur të vazhdohej.

Kështu nga autobusi ka dalë Petr Çeh, tashmë pjesë e strukturave drejtuese të klubit, duke qetësuar mbështetësit e duke u premtuar që gjërat do të qartësoheshin në ditët në vijim ndaj nuk kishte pse të mbanin peng lojtarët e pafajshëm.

Sipas medieve britanike, ky reagim i tifozëve ka shtyrë klubin që të mendojë tërheqjen nga projekti. BBC bëri të ditur se Roman Abramovich ka urdhëruar avokatët e klubit që të shqyrtojnë dokumentacionin dhe të përgatiten për shkëputjen nga Superliga pa pasoja ekonomike.

E njëjta situatë mund të shtyjë edhe Manchester Cityn dhe Atletico Madrid të largohen nga Superliga, pasi tifozët e tyre janë të gatshëm të mos lejojnë ndeshjet e kësaj jave të ekipeve në fjalë nëse nuk tërhiqen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompeticioni i ri do të shtojë anëtarët

Super League Europiane fton skuadrën e 13-të

Jo vetëm në Super League Europiane

Juve, Milan e Inter: Do të luajmë edhe në Serie A