MENU
klinika

Kompeticioni i ri do të shtojë anëtarët

Super League Europiane fton skuadrën e 13-të

20.04.2021 - 14:20

Zhvillime të reja sa i përket krijimit të Super League Europiane. Pavarësisht pengesa të UEFA-s dhe organizmave të tjerë të futbollit, Napoli mund të jetë skuadra e 13-të, e katërta italiane, që i bashkohet kompeticionit më të ri.

Gjatë natës së djeshme, në fakt, një emisar i JP Morgan ka kontaktuar Napoli-n për ta bindur të bëhet pjesë e Super League. Një hipotezë që është hedhur edhe nga numri një i Real Madrid, dhe presidenti i Super League, Florentino Perez.

“Meritokracia nuk mund të jetë për 50 skuadra, por janë klube si Roma, Napoli dhe shumë të tjerë që kanë të drejtën të marrin pjesë dhe do ta studiojmë formulën në mënyrë që të kualikohen”, – ka thënë Perez.

“Megjithatë, skuadrat që prodhojnë para janë 13 anëtarët themelues, ata që krijojnë spektaklin më të mirë në botë. Nuk mund të them kush mund të vijë, po negociojmë, por tani do të bëjmë një pauzë për të shpjeguar qëllimet tona, më pas do të shohim se kush mund të bashkohet”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo vetëm në Super League Europiane

Juve, Milan e Inter: Do të luajmë edhe në Serie A