MENU
klinika

Champions League

City përmbys në Paris, “prek” finalen

28.04.2021 - 21:57

Manchester City ka bërë një përmbysje historike në Paris ndaj PSG-së, duke fituar 2-1. Një rezultat që pas 6 ditësh në Manchester mund të cojë Qytetarët për herë të parë në finale të Champions League.

Sfida u ndez menjëherë. Skuadra franceze, pasi iu afrua golit me Neymar, e gjeti rrjetën me Marquinhos në 15’. Një goditje këndi e Di Maria gjeti perfekt kokën e brazilianit. Kapiteni kërceu më shumë se të gjithë dhe bëri devijimin perfekt duke mposhtur portierin e City, i palëvizur.

PSG e mbylli pjesën e parë ndaj Manchester City në avantazh por duhet theksuar edhe se pati një episod të diskutuar që arbitri nuk shkoi të shihte në VAR. Një ndërhyrje ndaj Neymar pasi Florenzi bëri një sombrero të bukur brenda zone dhe liroi kështu brazilianin.

Por, veç kësaj, rasti më i mirë për City ishte me Foden, që përpara Navas goditi ballore, teksa portieri i PSG priti pa probleme. Një ndeshje me shumë ritëm dhe me disa raste.

Manchester City përmbys gjithçka në Paris në të dytën. Ekipi i Guardiola gjen golin e barazimit me Kevin De Bruyne në 64’. Por, mënyra se si erdhi goli është totalisht e pashpjegueshme dhe se si një portier si Navas të mund ta pësojë! Belgu ishte afruar te goli me gjysmëroveshatë pak minuta më përpara.

Por, disa minuta më pas vjen edhe goli i dytë. Një goditje dënimi e Mahrez dhe barrikada që hapet, topi kalon te shtylla e djathtë dhe Navas niset vonë duke mos e arritur. Dhe në 77’ komplikohen akoma më shumë gjërat, Gueye ndërhyn ashpër ndaj Gundogan dhe karton i keq. Më pas City administron fitoren në Paris.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN