MENU
klinika

NBA

Clippers e Nuggets nuk ndalen, Bucks bien sërish

10.04.2021 - 11:29

Dy skuadra janë më në formë për momentin në NBA dhe të dyja në konferencën e Perëndimit. Los Angeles Clipers regjistroi fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur së fundmi Houston Rockets me rezultatin 126-109.

Leonard shënoi 31 pikë, ndërsa Jackson 26, duke udhëhequr ekipin kalifornian në këtë fitore të bindshme. Clippers ndodhen në vendin e tretë në Perëndim dhe me këtë ritëm nuk është habi që të marrin kreun.

Por në Perëndim ka një ekip akoma më në formë. Denver Nuggets regjistroi fitoren e tetë radhazi, duke fituar në shtëpi me shumë vështirësi 121-119 ndaj San Antonio Spurs, që pësojnë humbjen e gjashtë radhazi. Nikola Jokic është shënuesi më i mirë me 26 pikë. Denver mban vendin e katërt, Spurs është jashtë play-off.

Në Lindje, humb Philadelphia dhe tashmë kreu është për Brooklyn. 76ers u mposhtën nga New Orleans Pelicans. Ndërsa Milwaukee Bucks regjistron humbjen e tretë radhazi. Edhe pse u rikthye Antetekounmpo, Bucks u mposhtën në shtëpi 119-127 nga Charlotte Hornets. Vetëm 12 pikë për grekun.