MENU
klinika

Basketboll, Euroleague

Kosh nga cepi në cep, spektakli i lojtarit të Barçës

09.04.2021 - 14:41

Nëse këtë javë në Spanjë luhet El Clasico e futbollit, javës e ardhshme Real Madrid dhe Barcelona do të përplasen edhe në basketboll në sfidën e vlefshme për Euroleague. Është basketbollisti katalanas Álex Abrines që e ka nxehur para kohe këtë sfidë.

Ai ka shënuar një kosh nga cepi tjetër i fushës, për të festuar më pas me një nga shokët e tij të skuadrës. Spektakolare gjuajtja e tij. Abrines po kalon një sezon fantastik me Barcelonën, që kryeson Euroleague. Këtë sezon ai shënoi edhe koshin më të shpejtë kur loja nis nga mesi i fushës, vetëm 2.5 sekonda iu deshën në sfidën ndaj Fenerbahces.

Álex Abrines dhuron momente të bukura si në stërvitje, ashtu edhe në lojë, ku është protagonist nga gjuajtjet nga distanca, por gjatë stërvitjes pak kohë më parë ai shënoi edhe një kosh me këmbë, madje duke e përplasur në tabelë. Të shohim çfarë do të bëjë basketbollisti i Barcelonës në El Clasico.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN