MENU
klinika

"Deri dje ishte një turp me kioska e ferra, tani..."

Rama publikon pamjet nga Lungomare 2

15.04.2021 - 06:52

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të enjte me pamje nga Lungomare 2 e Vlorës. Përbri videos, Rama shkruan se aty po përfundon plazhi publik me 5 yje, ndërsa shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra.

Më tej, kryeministri deklaron se vendi po del nga tuneli i pandemisë dhe do bëhetë akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë