MENU
klinika

Tenis

Djokovic: Humbja më e dobët e karrierës

20.04.2021 - 13:26

Në turneun Masters të Monte Carlo, tenisti serb Novak Djokovic pësoi humbjen e parë të këtij viti. Një humbje e papritur, që erdhi në ndeshjen e tij të dytë në turneun e fushave me dhè, një eliminim i shpejtë, që nuk kishte ndodhur më parë për numrin 1 në botë.

Një ndeshje ku Djokovic gaboi shumë, një lojë e dobët e tij, gjë që e konfirmoi vetë tenisti. Ai e konsideroi këtë ndeshje të humbur ndaj britanikut Daniel Evans se një nga më të dobëtat e karrierës së tij:

“Natyrisht që kur humbet edhe rivali ka meritat e tij. Mendoj se kjo mbetet një ndeshjet e mia më të këqija. Në këtë ndeshje nuk funksiononte asgjë. Një ndeshje ku nuk gjej asgjë pozitive nga loja ime. Dua ta harroj sa më shpejt këtë gjë që ndodhi dhe të përqendrohem tek e ardhmja”.

Pavarësisht humbjes, Djokovic mbetet numri një në botë në tenisin e meshkujve. As rivalët nuk arritën të bënin më mirë. Numri dy, Daniil Medvedev doli pozitiv dhe humbi turneun, ndërsa Rafael Nadal, numri tre në botë nuk shkoi dot në gjysmëfinale. Të gjithë tenistët tashmë janë të përqendruar te grand slam i Ronald Garros, që nis në fund të majit.