MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Dy ekipe kosovare diskutojnë trofeun e parë të Ligës Unike

14.04.2021 - 09:47

Golden Eagle dhe Peja janë dy ekipet finaliste të Ligës Unike të basketbollit të meshkujve. Dy skuadrat kosovare do të diskutojnë trofeun e parë të turneut të koshit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku morën pjesë nga 4 ekipe për secilin vend.   

Ndeshjet gjysmëfinale u luajtën në mjediset e Akademisë Goga në Durrës. Skuadrat kosovare të Golden Eagle Ylli dhe Pejës kanë siguruar kualikimin për në finale, një derbi kosovar që do të luhet në Shqipëri.

Skuadra e Yllit mposhti 86-74 durrsakët e Goga Basket, një ndeshje me rivalitet dhe që u vendos në periodën e katërt në favor të ekipit kosovar.

Ndërsa në gjysmënalen tjetër, Peja mposhti në sekondat e fundit Rahovecin me rezultatin 73-71. Më 14 prill do të luhet si ndeshja për vendet 3-4 mes ekipeve humbëse ashtu dhe ajo finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak