MENU
klinika

Kategoria e Parë

Egnatia shkëputet në krye, Superliga më afër

18.04.2021 - 14:20

Duket se nuk ka shumë histori për skuadrën e vendit të parë në Grupin B në Kategorinë e Parë. Egnatia ka marrë një fitore me kontestime, teka ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tomorin.

Rrogozhinasit shënuan të dy golat me penallti, ku beratasit protestuan në të dy rastet, por kjo nuk ndryshoi vendimin e Enea Jorgjit. Shtubina shndërroi në gol të dyja penalltitë.

Për Tomorin shënoi Mikel Canka në fundin e pjesës së parë. Egnatia shkëputet kështu në krye të renditjes me 37 pikë, 7 pikë më shumë se Tomori i vendit të dytë.

Në ndeshjen tjetër, Besa ka shtangur Pogradecit, teksa e ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-2. Zekolli në minutën  e 28 dhe Lila në minutën e 43’ i dhanë fitoren kavajasve. Ndërkohë për liqenorët shënoi me penallti Marin Abazaj në minutën e 74.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN