MENU
klinika

Nga Kane, te Martinez

Futbollistët më të shtrenjtë pa trofe

28.04.2021 - 11:31

Harry Kane, kundër Manchester City, humbi finalen e Kupës Carabao dhe vitrina e tij e trofeve mbeti sërish bosh. Sulmuesi i Tottenham nuk është i vetmi lojtar i shkëlqyeshëm aktual që nuk ka fituar ende një trofe në karrierën e tij.

Harry Kane ka shënuar 246 gola në karrierë për klubin, por ende nuk ka fituar asnjë trofe. Ndeshja e së dielës kundër Manchester City ishte finalja e tretë e karrierës së tij, e dyta e Kupës së Ligës, por ai nuk triumfoi. Kane gjithashtu humbi në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2019. Kushton 120 milionë euro dhe Harry Kane është lojtari më i kushtueshëm që nuk fiton trofe.

Pas tij Kai Havertz i Chelsea me 70 milionë euro. Ish futbollisti i Leverkusen, ndryshe nga Kane, ka shansin këtë sezon të fitojë një trofe, pasi është në finale të Kupës së Anglisë dhe Blutë mund të triumfojnë edhe në Champions.

Po kështu, te Chelsea janë edhe disa lojtarë të tjerë pa trofe si Mason Mount, Reece James dhe Tammy Abraham, ndërsa Timmo Werner krenohet me Gjermaninë në kupën e konfederatave në vitin 2017.

Në Itali, spikasin 5 lojtarë të Interit. Lautaro Martinez, që kushton 70 milionë euro, së bashku me Nicolò Barellan, Alessandro Bastonin, Roberto Gagliardinin dhe Stefano Sensin po presin të ngrejnë trofeun e parë: titullin kampion të Serie A.

Nuk kanë të njëjtin fat futbollistët italianë si Nicolò Zaniolo dhe Andrea Belotti, përkatësisht me Romën dhe Torinon, por dy axurrët mund të triumfojnë në Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak