MENU
klinika

Portieri i Milanit

Komplikohet çështja e rinovimit të Donnarummas

29.04.2021 - 13:20

Gianluigi Donnarumma sa afër aq edhe larg Milanit. Portieri italian është në skadencë kontrate me kuqezinjtë në fund të sezonit aktual dhe tratativat për rinovim duket se kanë mbetur pezull.

Milan shpreson ta mbajë 22-vjeçarin edhe për të tjerë sezone në “San Siro”, megjithatë Donnarumma ka edhe dy pikat që duhet të përmbushen: kualifikimi në Champions League dhe një pagë prej 10 milionë euro plus bonuse në sezon.

Pika që Milan nuk duket se i përmbush, pasi gara për në Champions League është ndërlikuar së tepërmi, ndërsa Milan nuk ofron më shumë se 8 milionë euro përfshirë bonuset.

Kjo ka shtyrë skuadrën e Milanit që të mendojë një mini-rinovim vjetor prej 7 milionë euro plus një milion që do shkonte në formë bonusi, ku pikë kryesore do jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Milan do rinovonte me Donnarumma me klauzolë largimi 30 milionë euro, që do aplikohej në rast se Milani nuk kualifikohet në garën më prestigjoze të kontinentit. Juventus është në krye të garës për të firmosur me portierin, me torinezët që shpresojnë të përfitojnë nga mosmarrëveshjet mes palëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN