MENU
klinika

Tregon arsyen

Korea e Veriut surprizon, tërhiqet nga Olimpiada

06.04.2021 - 14:13

Korea e Veriut ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios të programuar për në verën e këtij viti. Vendimi u mor në një takim të Komitetit Olimpik, ku thuhet se gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e atletëve të saj nga pandemia.

Korea e Veriut ka marrë masa të rrepta kundër virusit që kur shpërtheu vitin e kaluar dhe kjo duket se ka qenë arsyeja e marrjes së këtij vendimi. Kjo lëvizje i jep fund shpresave të Koresë së Jugut për të përdorur Lojërat Verore për t’u afruar me Veriun mes bisedimeve të bllokuara ndërkufitare.

Në Lojërat Dimërore të vitit 2018, dy kombëtaret formuan një ekip të përbashkët, që çuan në një seri samitesh historike. Njoftimi e bën Korenë e Veriut shtetin e parë që heq dorë nga Lojërat Olimpike.

Kjo është hera e parë që Korea e Veriut mungon në Olimpiadën Verore që nga viti 1988, kur ajo bojkotoi lojërat e Seulit gjatë Luftës së Ftohtë. Lojërat Olimpike të Tokyos janë programuar për tu mbajtur nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Megjithatë, shumë analistë pohojnë se kjo është një e Koresë së Veriut kundrejt Japonisë, me të cilën historikisht nuk ka shkuar mirë. Të tjerë thonë se me këtë veprim edhe njëherë tjetër Krea e Veriut do të tregojë se është ndryshe nga vendet e tjera dhe shpreson që edhe ndonjë shtet tjetër t’i bashkëngjitet.