MENU
klinika

Formula 1

Miratohen ndryshimet, gara sprint për startin e së dielës

27.04.2021 - 11:09

U miratuan ndryshimet e fundit në Formula 1. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit në unanimitet dha dritën jeshile për “garat sprint” që do të zhvillohen ditëve të shtuna në 3 pista gjatë këtij sezoni. Këto gara do të jenë të gjata 100 km dhe renditja do të vendosë edhe rendin e startit në 3 gara të ditës së diel.

Sipas formatit të ri, ditën e premte, pilotët do të zhvillojnë provat e lira dhe më pas ato provat zyrtare, që do të shërbejnë për garën sprint. Në bazë të renditjes që pilotët do të arrijnë në garën sprint do të përcaktohet edhe starti i garës për garën e së dielës.

Për momentin kjo formulë është eksperimentale dhe pritet të aplikohet vetëm në 3 gara të këtij sezoni: Në Silverstone në Angli, në Monza të Italisë dhe Interlagos të Brazilit. Për tre pilotët e parë në “garat sprint” do të ketë edhe pikëzim: 3 pikë për vendin e parë, dy për vendin e dytë dhe një pikë për vendin e tretë.

Pra, garat për pole position bëhen akoma më interesante, pasi përveçse ke mundësi të nisesh në vijën e parë, mund të marrësh pikë të rëndësishme. Gara e radhës është në Portimao të Portugalisë më 2 maj, por ndryshimet e fundit nuk do të nisin këtu, por në Angli. Ndërkohë, nuk dihet me cilën garë do të zëvendësohen ndryshimet nëse anulohet gara e Brazilit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN