MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 31

Ndalet Drita, Ballkani fiton mes protestave

28.04.2021 - 17:28

Ashtu si në Superligën e Shqipërisë, edhe në atë të Kosovës ka garë të fortë për titullin kampion, me ndryshimin se janë 3 skuadra që luftojnë dhe jo 5.

Prishtina fitoi 3-1 sot në “Fadil Vokrri” ndaj Trepça ’89. Endrit Krasniqi dhe dy gola Leutrim Kryeziu shënuan për kryeqytetasit, kurse golin e nderit për mysafirët e realizoi Arbnor Muja.

Në Suharekë, dramën e fitoi Ballkani, duke e mundur 1-0 Llapin. Në këtë takim të tensionuar, u shpërndanë shumë kartonë të verdhë dhe tre të kuq. Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar Blend Baftiu.

Në fund të takimit, u krijua një sherr i vërtetë, me gjyqtarin që s’mund të merrte frymë nga protestat e shumta të miqve që pretendonin për një penallti në fund të ndeshjes, e vendasve që pretendonin se nuk është dhe në fund, nuk u dha një e tillë.

Drita ka gabuar në xhiron e 31-të, duke barazuar 1-1 në transfertë me Besën, çka edhe ka mbetur prapa në renditje, duke zbritur në vendin e tretë. Pikët i kanë ndarë në këtë raund edhe Gjilani me Drenicën në barazimin 0-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 30

Tjetër rokadë në krye të Superiores