MENU
klinika

Do të shikojë nga afër procesin në disa qendra votimi

Presidenti Ilir Meta në Elbasan, takim me drejtuesin politik të PD

25.04.2021 - 09:10

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur rreth orës 10:00 në qytetin e Elbasanit për të parë më nga afër procesin zgjedhor në këtë qytet.

Kreu i Shtetit shoqërohet nga këshilltari i tij, Edmond Panariti.

Presidenti është parë në ambientet e Teatrit Skampa, ku po zhvillon edhe një takim me drejtuesin e PD ne kete qark, Gazment Bardhi.

Burime nga Presidenca thanë se Kreu i Shtetit do të vizitojë disa qendra votimi në këtë qytet.

Më herët, Kreu i Shtetit ka deklaruar se do të jetë kudo.

Elbasani është një nga zonat më të nxehta zgjedhore.

Gjatë fushatës elektorale pati edhe përplasje me armë zjarri ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.